Mata » Profili i Kompanisë

HORIZON e ka realizuar ndarjen e gamës së aktiviteteve të saj që në Maj 2005 dhe ka arritur të zhvillohet me shpejtësi në fushat e teknologjisë së informacionit, si vijon:

  • Aktiviteti kryesor i kompanisë përqëndrohet në ofrimin e një cilësie të lartë për shërbimet e avancuara mbështetëse në fushën e Business Critical HW & SW, duke reduktuar në këtë mënyrë në maksimum kohën e humbur të sistemit dhe duke rritur në vlerë investimin IT të Klientit. Mbështetja përmes telefonit dhe mbështetja në terren (diagnostikimi i problemit, ndërrimi i pjesëve me defekt), së bashku me disponueshmërinë e pjesëve të këmbimit përbëjnë detyrat kryesore, që përmbushen në favor të Klientit, i cili merr mjaft përfitime nga marrëdhënia e partneriteteve të biznesit që HORIZON ka vendosur me sistemet e fuqishme që ofrojnë shërbime, si për shembull, SUN Hellas, Cisco FYROM, AVAYA Hellas, Wyse Germany, Citrix Germany, Juniper Austria, dhe HP Austria.

  • Opsioni i shitjes me shumicë të Produkteve të Teknologjisë së Informacionit i ofrohet kryesisht sektorëve që mbulojnë Rrjetet e Telefonisë Celulare, Sistemin Bankar, Arsimin, Prodhimin dhe Tregtinë me Pakicë. Cikli i shitjeve fillon me përpjekjen që bëhet që para shitjes së produktit, me anë të së cilës mundohemi të kuptojmë kërkesën e klientit dhe ta analizojmë atë me hollësi, në mënyrë të tillë që të sigurojmë opsione për blerje, të cilat variojnë si në aspektin e cilësisë, ashtu edhe në aspektin e kostos, duke krijuar për Klientin mundësinë për të shmangur investimet me humbje. Duke vazhduar më tej, ne ofrojmë zbatimin e projektit dhe mbështetjen gjatë implementimit, si aktivitete të pas-shitjes, duke plotësuar kështu nevojat e Klientit me anë të zgjidhjeve të ofruara përgjatë gjithë ciklit të marrëdhënies së tij me kompaninë tonë.

  • Zbatimi i projekteve të infrastrukturës IT, që kanë lidhje me SUN, CISCO, AVAYA, Citrix, Microsoft dhe HP përbën gjithashtu një nga zgjidhjet ku HORIZON përqëndrohet së tepërmi, sipas së cilës kompania merr përsipër implementimin e projekteve, duke ndjekur metodologjitë standarde të menaxhimit të projekteve, me qëllim që të lehtësojë dhe reduktojë risqet e projektit, të sigurojë cilësinë e dorëzimit të shërbimeve, dhe të respektojë afatet kohore dhe buxhetet e përcaktuara.
 
HORIZON vë theksin tek edukimi dhe Klientët e edukuar, të cilët janë më shumë kërkues, përsa i përket cilësisë dhe efikasitetit, duke e orientuar kështu tregun e teknologjisë së informacionit drejt një niveli më të lartë për rëndësinë e biznesit. Për këtë qëllim, ne ofrojmë trajnim teknik për stafin IT të Ofruesve HW & OS, si për shembull, Cisco, Microsoft, SUN, Linux, Oracle dh
e HP.
Më shumë Mata
Shërbimet e ofruara
Case Studies
Klientet kryesore
Deshmi
Çertifikata
Contact
Mata


Horizon Service Provider © All rights reserved
Zgjidhje
  • Ambienti i Desktop-it Virtual
  • Qendra Telefonike
  • Fatura Elektronike
  • POS - Retail
  • Backup & Storage
  • Services
  • Mbështetje dhe Mirëmbajtje Hardware
  • Implementim dhe Integrim
  • Rekuperim të dhënash
  • Trajnime