Rreth Horizon » Shërbimet e ofruara
 

Mbështetje dhe Mirëmbajtje Hardware

24x7 HelpDesk - Shërbime për Mbështetje dhe Mirëmbajtje Në Terren për Sistemet Kryesore dhe infrastrukturën IT me Desktop.

Inxhinierët IT të HORIZON, të cilat janë të aftë, të çertifikuar dhe me përvojë, angazhohen për të siguruar sukses dhe cilësi të shërbimeve të ofruara për klientët tanë.
Klientët përfitojnë nga partneriteti ekskluziv që Horizon ka vendosur me disa nga Ofruesit më të rëndësishëm në fushën e Teknologjisë së Informacionit, si për shembull, SUN Microsystems, AVAYA, Wyse dhe Juniper, si dhe si rezultat i partneritetit të fortë të biznesit me Cisco, HP dhe Microsoft.

     

 

Implementim dhe Integrim

HORIZON siguron zbatim të projektit IT dhe ndjekje të tij nga hapi i parë deri në të fundit, duke respektuar afatet kohore, buxhetin në dispozicion dhe nivelin e cilësisë, për të cilin është rënë dakord me klientin.

Integrim dhe implementim i autorizuar nga Ofruesi i zgjidhjeve IT, duke u përqëndruar në sektorët e
Telekomunikacionit, Sistemit Bankar, Arsimit, Industrisë së Prodhimit dhe Shitjes me Pakicë.
HORIZON merr përsipër realizimin e projekteve, duke ndjekur metodologjitë standarde të menaxhimit të projektit, në mënyrë të tillë që të lehtësojë dhe të reduktojë risqet e projektit, të garantojë cilësi të dorëzimit të produkteve dhe shërbimeve dhe të respektojë afatet kohore dhe buxhetin e përcaktuar për çdo projekt.

     

 

Rekuperim të dhënash

Horizon, në bashkëpunim me një Laborator të huaj e të mirënjohur të Rikuperimit të të Dhënave ofron zgjidhjet më të favorshme dhe efikase për kostot për klientët që kanë pësuar Humbje të Dhënash.

Opsioni i rikuperimit të të dhënave ofrohet në çdo mjet elektronik, optik ose magnetik, që funksionon në çdo Sistem Operativ.


Konfidencialiteti i të Dhënave ruhet me anë të një kontratë-marrëveshjeje, në formë të shkruar.

     

 

Trajnime

HORIZON vë theksin tek edukimi dhe Klientët e edukuar, të cilët janë më shumë kërkues përsa i përket cilësisë dhe efikasitetit, duke e orientuar kështu tregun e teknologjisë së informacionit drejt një niveli më të lartë të rëndësisë së biznesit. Për këtë qëllim, ne ofrojmë kurse trajnimi IT lidhur me produktet e Cisco, Microsoft, HP, Oracle, Linux, SUN dhe AVAYA, në mjedise të avancuara, duke përfshirë edhe materiale, instruktorë dhe laboratorë të çertifikuar.

     

  Provime

Starting from May 2007, Horizon becomes an Authorized Prometric Center, and is able to deliver almost any Vendor IT exams for all candidates.
Më shumë Rreth Horizon
Profili i Kompanisë
Case Studies
Klientet kryesore
Deshmi
Çertifikata
Contact


Horizon Service Provider © All rights reserved
Produkte
  • Hardware
  • Software
  • Zgjidhje
  • Ambienti i Desktop-it Virtual
  • Qendra Telefonike
  • Fatura Elektronike
  • POS - Retail
  • Backup & Storage
  • Services
  • Mbështetje dhe Mirëmbajtje Hardware
  • Implementim dhe Integrim
  • Rekuperim të dhënash
  • Trajnime