Produkte » Hardware » Citrix

1. Citrix XenApp ( ex- Presentation Server)

Reduce costs and deliver apps instantly and securely


Redukton kostot dhe realizon menjëherë dhe në mënyrë të sigurt aplikimet

Citrix XenApp është një sistem virtualizimi dhe dërgimi për aplikacionet e Windows, që menaxhon aplikacionet në qendrën e të dhënave dhe i shpërndan ato si një shërbim me kërkesë për përdoruesit kudo ku ata gjenden, dhe duke përdorur çdo lloj pajisjeje.

XenApp redukton koston e menaxhimit të aplikimit deri në 50 përqind, duke dërguar menjëherë aplikacionin për përdoruesit kudo që ata ndodhen, dhe përmirëson sigurinë e aplikimit dhe sigurinë e të dhënave.

Xen App mundëson që IT të menaxhojë nga qendra çdo aplikacion në veçanti dhe ia dërgon ato përdoruesit që janë online ose offline, duke ofruar kështu një përvojë të përmirësuar. E përdorur nga më shumë se 100 milionë përdorues në të gjithë botën, Xen App siguron kompatibilitet të testuar për aplikacionet.

 

Citrix XenApp do të ndihmojë organizatën tuaj IT:

  • Duke reduktuar koston e menaxhimit të aplikacioneve me anë të qëndërzimit të tyre.
  • Duke i dërguar menjëherë aplikacionet tuaja tek përdoruesit, kudo që ata ndodhen.
  • Duke përmirësuar sigurinë dhe kontrollin e qëndërzuar, dhe duke siguruar akses në të dhëna dhe aplikacione.


Për informacion të mëtejshëm, ju lutemi referojuni adresës:
http://www.citrix.com/English/ps2/products/product.asp?contentID=186

 

2. Citrix Access Gateway

Zgjidhje të Sigurta për Akses në Aplikacion nga çdo vend ku ndodheni

Citrix Access Gateway është një zgjidhje e sigurt për akses në aplikacion, që ju ofron administratorëve kontroll tërësor në nivel aplikacionesh, ndërsa ju ofron përdoruesve mundësinë për akses nga çdo vend ku mund të ndodhen.
 
Citrix Access Gateway i jep administratorëve një pikë të vetme kontrolli për të menaxhuar aksesin dhe veprimet, bazuar si tek pajisja e përdoruesit, ashtu edhe tek ajo e pikës fundore (end point), duke siguruar një menaxhim më të mirë të riskut, sigurisë dhe pajtueshmërisë.
 
Për informacion të mëtejshëm, ju lutemi referojuni adresës:
http://www.citrix.com/English/ps2/products/product.asp?contentID=15005

 
3. Citrix XenServer 5

Virtualizim për çdo server në kompani.

Çdo server. Kudo. Në çdo kohë.

Citrix XenServer është një virtualizim serveri, që i bën qendrat e të dhënave më të shpejta dhe më efikase, përmes dërgimit më të shpejtë të aplikacioneve, niveleve më të larta të disponueshmërisë dhe përdorimit të përmirësuar të burimeve IT.

XenServer ofron karakteristika të avancuara që kërkohen për vëllime kritike pune, pa sakrifikuar thjeshtësinë gjatë përdorimit për shpërndarjen në shkallë të gjerë.

Teknologjia unike e XenServer mundëson dërgimin e shpejtë të vëllimeve të punës përmes serverave virtualë ose fizikë, duke e kthyer atë në platformën ideale të virtualizimit për çdo server në kompaninë tuaj.

Për informacion të mëtejshëm, ju lutemi referojuni adresës:
http://www.citrix.com/English/ps2/products/product.asp?contentID=68314

Më shumë Produkte





Horizon Service Provider © All rights reserved
Produkte
  • Hardware
  • Software
  • Zgjidhje
  • Ambienti i Desktop-it Virtual
  • Qendra Telefonike
  • Fatura Elektronike
  • POS - Retail
  • Backup & Storage
  • Services
  • Mbështetje dhe Mirëmbajtje Hardware
  • Implementim dhe Integrim
  • Rekuperim të dhënash
  • Trajnime