Horizon.al

Horizon në Panairin e Punës: Një angazhim i drejtpërdrejtë për të ndërtuar kapacitete, jo eksperienca sipërfaqësore

Horizon në Panairin e Punës Ermal Beqiri

Në një mjedis pune ku shpesh praktika e parë trajtohet si një “test” pa garanci, Horizon prezantoi në Panairin e Punës një qasje që vendos standarde të reja: të rinjtë nuk vijnë për të parë si funksionon puna, por ata bëhen pjesë e saj që nga dita e parë.

Horizon i trajton studentët dhe të sapo-diplomuarit jo si praktikantë të përkohshëm, por si pjesëtarë të plotë të ekipeve që ndërtojnë zgjidhje reale për sektorë të ndryshëm. Ata përfshihen në projekte konkrete, trajnohen nga profesionistë me përvojë dhe, më e rëndësishmja, vlerësohen për kontributin që japin, si në aspektin profesional, ashtu edhe financiar.

“Ne besojmë se zhvillimi profesional nuk fillon pas disa muajsh “provë”. Ai fillon që në kontaktin e parë, me përfshirje të vërtetë, përgjegjësi reale dhe një mjedis që i trajton të rinjtë si bashkëpunëtorë, jo si vizitorë,” u shpreh ekipi i Horizon gjatë prezantimit.

Për kompaninë, kjo nuk është thjesht strategji rekrutimi, por një filozofi pune. Besimi te talenti i ri shoqërohet me investim të drejtpërdrejtë në aftësim dhe zhvillim. Siç u shpreh edhe Ermal Beqiri, “Çdo i ri që hyn sot në një kompani është një profesionist në ndërtim, që do të mbajë mbi supe projektet e së ardhmes.” Për Horizon, ky është çelësi për të ndërtuar kapacitetet që kërkon industria e teknologjisë në Shqipëri.

Në një treg ku eksperiencat shpesh ofrohen si përvojë e zakonshme, Horizon zgjedh të bëjë më shumë: të ndërtojë mundësi reale për të rinjtë që duan të kontribuojnë, të rriten dhe të mbeten pjesë e një ekipi që ecën përpara me forcën e bashkëpunimit.

Sepse kur të rinjtë ndihen të përfshirë, të mbështetur dhe të vlerësuar nuk ndërtohet thjesht një eksperiencë pune, por një e ardhme.

Horizon Panairi i Punes 2 Horizon Panairi i Punes